Një nga këngëtarët më të dashur për publikun, që ka lënë gjurmë me krijimtarinë e tij, me hite që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, Florian Kondi i njohur si Doktor Flori do të festonte ditëlindjen e tij të 39-të.
Në këtë ditë nuk munguan urimët dhe dedikimet nga miqtë e tij më të afërt e një ndër to është edhe Aurela Gaçe me të cilën Dr.Flori realizoi hitin “Origjinale”.
Këngëtarja ka postuar disa foto të Dr.Florit në Instagram me bashkëshorten e fëmijët dhe një foto nga varri i të ndjerit e shkruan se i mungon shumë teksa në fund ka postuar vargjet e këngës së Ëest Side Family “Jeta shkon”.
“Sot ne kete ditelindje, nisa te shoh fotot e tua…dhe dua te te them se na mungon shume o shok. Ti vete e shkrove, SE JETA SHKON…
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon”
(M.Q/Faxweb)