21:48 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapja e 613 kg kokainë, Ristani: Ja kur do ta quaja aksionin të suksesshëm. Çfarë tregon reagimi i SHBA-së dhe BE-së

18:17 | 01/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapja e 613 kg kokainë, Ristani: Ja kur do ta quaja aksionin të suksesshëm. Çfarë tregon reagimi i SHBA-së dhe BE-së

Sekretari i Përgjithshëm I PD-së Arben Ristani ka folur në ‘Fax News’ lidhur me aksionin e djeshëm të policisë në Durrës ku u kapën 613 kg kokainë.

I pyetur nëse ky aksion ishte I suksesshëm Ristani thotë se është ende herët për të folur por nuk mun dta konsideronte të suksesshëm siç reklamohet nga qeveria kur për 613 kg kokainë shtë kapur vetëm shoferi.

Duke bërë një paralelizëm me dogën e kapur në Itali sot ku u sekuestruan rreth 5 ton hashash, Ristani tha se u arrestuan 25 persona, ndërsa për 613 kg kokainë në Shqipëri me vlerë qindra miliona euro u kap shoferi. Ai tha se duhet të dimë edhe nëse ky aksion është veprimtari e vetëm policisë tonë apo është “llokum” nga të huajt.

“Në këtë rast nuk është sasia për tu përshëndetur, duhet të dimë të dhënë tjera nëse është veprimtari e vetëm policisë së shtetit apo ‘llokum’ nga të huajt. Në Itali janë kapur 25 vetë për 5 ton hashash pas një pune të gjatë të policisë, pasi është vështirë që ti kapin të gjithë, në rastin ekuivalent këtu tek ne për 613 kg kokainë është kapur një shofer, me të dhënat që kemi nuk është një aksion I sukseshëm por kur të sigurohen edhe provat apo të kapen kokat e krimit është një sukses”, tha Ristani.

Gjithashtu sekretari i Përgjithshëm i PD-së përsëriti edhe njëherë atë çfarë ka artikuluar opozita prej kohësh, por jo vetëm, se po kalohet nga hashashi tek kokaina ose heroina.

“Për më tepër është një plan I gjatë, nga hashashi për të kaluar tek kokaina dhe heroina, ke një numër mediash të huaja që flasin për këtë por edhe raportet e amerikanëve dhe europianëve, por edhe antimafien italiane që thoshte se Otranto është kthyer në autostradë të drogës. Të vijnë sasi kaq të mëdha nga Kolumbia janë patjetër të kordinuara.

Unë kam një bindje se ka qenë një operacion i asistuar por nuk e di me saktësi. Një aksion I plotë duhet ta kishte të qartë se kush ishin njerëzit e përfshirë në trafik”, tha Ristani.

Në lidhje me reagimet e ambasadës amerikane dhe asaj të BE-së Ristani tha se natyrisht se do ta përshëndesnin aksionin por kjo tregon se ne jemi kthyer në një vend bazë të kokainës

“Sigurisht ata përshëndesin aksionin por kjo tregion që Shqipëria është kthyer në bazë të kokainës dhe heroinës dhe kjo është shqetësuese. Shqipëria është kthyer në një vend shpërndarës për kokainën dhe këtu janë të lidhuar shumë gjëra se si do të pastrohen këto para, sa do ti përdorin për pushtetin e tyre. Mund ti pastrojnë me mekanizma të ndryshme, pastaj lufta karteleve e tjerë. Policia shqiptare nuk të çon tek kapja e krerëve të organizatave kriminale. Aksionet duan përgjegjshmëri dhe profesionalizëm pasi këto dy element çojnë tek rezultatet”, tha ai.

 

 

Etiketa: Arben Ristanidroga ne port
Pas

Këngëtari i njohur lëshon bombëm: Kam probleme mendore, diçka do më vrasë

Para

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete (VIDEO)

Para
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete (VIDEO)

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.