Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest me burg”, për dy të akuzuarit Hysnije Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi.
Fax neës raporton se të dënuarit akuzohen për vrasjen e Salkie Hoxhallarit dhe Olsi Hoxhallarit.
Për 30 ditë çifti ishtë nënë vëzhgim, nga ku u zbulua edhe mesazhi I hysnies dërguar drejt asëmit me tekst: “Ç’më bëre, më more në qafë!”
Avokati Sokol Zotaj u shpreh për gazetaren e Fax Neës, Afrovita Hysajn se Hysnija nuk ka bërë krim.
“Ajo është e tronditur, nuk ka bërë asnjë krim,”- tha Zotaj.
Në sallën e gjyqit nuk kishte asnëj familjar të pranishëm përveç gruas së Kasëm pirjasit.
Pirjasi u shfaq duke qeshur në sallë, pas asnjë shenjë pendese. Dhe shumë i ftohtë.
Vetëm dy ditë më parë ndodhi krimi makabër në qytetin e Vlorës.
Kasem Pirjasi është një 26 vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me Hysnie Hoxhallarin.
Mësohet se që kur Olsi Hoxhallari ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38 vjeçaren e cila është nga fshati Strume i Fierit.
Dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshat dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin.
Madje, sipas fakteve për këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është i afërm me një nga kushërinjtë e viktimave.
I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën.
Në këto kushte ka bërë edhe planin, ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën.
(F.M/Faxeb)
https://www.youtube.com/watch?v=ux9kMmd0T9Y&feature=youtu.be