Aktivisti Aulon Kalaja ka publikuar në Facebook, një video skandal ku ambasada shqiptare në Athinë ka refuzuar të presë të atin e shqiptarit të vrarë brutalisht në një komisariat të policisë greke 19 muaj më parë.
Babai i të ndjerit Pëllumb Marnikollaj u prit në verandën e ambasadës dhe takimi u zhvillua në këmbë e zgjati vetëm pak sekonda.
“Edhe pse ishin njoftuar per kete takim, sepse vete Ambasadorja do i priste ne zyre, edhe pse udhetuan 750 km nga Tirane ne Athine, per problemin e dhimbshem te ndodhur 19 muaj me pare, u pa edhe nje here mos-serioziteti i kesaj perfaqesie.
Jo vetem qe nuk u priten ne zyre, por shtrengimi i duarve prej 15 sekondash ndodhi ne veranden e ambasades, ku qendruan ne kembe.
Nuk u mbajt as protokoll dhe asnje shkrese nuk u administrua. Komuniteti shqiptar ne Greqi, kete perfaqesi e ka shtet dhe pushtet.
Por emigrantet jane ne meshire te fatit, ata mund te dhunohen dhe percudnohen dhe nga ana tjeter Ambasada hesht.” – shkruan aktivisti Kalaja.
Discussion about this post