11:32 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nuk përmbahet tekniku italian, i kthehet gazetares: Ik pi*dhu!

14:05 | 12/03/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk përmbahet tekniku italian, i kthehet gazetares: Ik pi*dhu!

Napoli's coach from Italy Maurizio Sarri waits for the start of the Italian Serie A football match Empoli versus Napoli on March 19, 2017 at Empoli's Carlo Castellani communal stadium. / AFP PHOTO / ANDREAS SOLARO (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)

Maurizio Sarri nuk e ka përmbajtur dot veten në fund të takimit të zhvilluar në “San Siro” me Interin, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola, duke mos i shërbyer asnjë prej ekipeve.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, një gazetare i drejtoi një pyetje korrekte, të saktë dhe legjitime. “E teproj nëse them se këtë mbrëmje çështja e titullit është kompromentuar?”, pyeti gazetarja sportive.

Por përgjigjja që i erdhi nga trajneri i Napolit shkoi përtej normave etike.

“Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pi*dhu”.

Një reagim aspak i hijshëm i një trajneri futbolli, pavarësisht çdo lloj arsyeje, vepër për të cilën edhe vet Sarri kuptoi se kishte kaluar limitet dhe u kthye të kërkonte falje.

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur konferenca kishte marrë fund, Sarri, i shoqëruar edhe nga përgjegjësi i shtypit në ekipin e Napolit, Nicola Lombardo, ka kërkuar ndjesë për gazetaren. Vonë, por më mirë vonë sesa kurrë!

“Një përgjigje seksiste dhe e papranueshme”. Me këtë fjali ka nisur qëndrimi i mbajtur nga Unioni i Gazetarëve të Campanias, pas deklaratave të Sarrit.

“Me telekamerat e fikura – shton presidenti Lucarelli, – Sarri kërkoi falje, por mbetet ende në fuqi përgjigjja e tij që shënon jo vetëm një gjuhë vulgare të trajnerit, por edhe përçmimin ndaj shtypit dhe ndaj femrave. Solidaritet të plotë me kolegen tonë”.

Pas

Vrasja e gazetarit investigativ në Sllovaki, ministri i brendshëm jep dorëheqjen

Para

Zaev: Brenda kësaj jave duhet të mbyllim ligjin e gjuhëve

Para
Zaev: Brenda kësaj jave duhet të mbyllim ligjin e gjuhëve

Zaev: Brenda kësaj jave duhet të mbyllim ligjin e gjuhëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

Si ndikoi vota e diasporës? PS vetëm 1 mandat plus në Vlorë, Shehaj ‘shpëtoi’ në Tiranë! Lapaj ‘dogji’ 1 deputet në Fier për 520 vota! Rama 9% më shumë se në vend, Berisha 11% më pak

Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe 60 të shpëtuar

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

“Grup i strukturuar kriminal”/ Apeli i GJKKO jep vendimin për Leonard Luzin dhe Amarildo Nikollin. Ja sa vite burg u dënuan

Goditi me thikë një 31-vjeçar, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Juve padron i fatit të tij, Roma e Ranierit “zhyt në errësirë” Milan-in, kuqezinjtë jashtë Evropës pas 9 vitesh

Vodhi një shumë parash në dyqanin ne një shtetasi, procedohet 18-vjeçari në Elbasan

Edhe diaspora ‘shpërbleu’ PS, Berisha: Emigrantët votuan për PD, por rezultati u manipulua si në Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.