Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
Fax News raporton se sipas informacioneve zyrtare në pranga ka rënë shtetasi Gëzim Kurti, 48 vjeç, banues në Lezhë.
Mësohet se Kurti ishte i shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim Nr.06, datë 17.01.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për vepren penale të “Trafikim të narkotikeve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 283/a/2 i Kodit Penal.
(F.M/Faxweb)