Një qytetar i thjeshtë i ka shpëtuar jetën modeles së famhsmë shtatzënë.
Gjithçka ndodhi në fraksionin e një sekonde, teksa modelja po kalonte rrugën.
Bëhet fjalë për modelen e famshme, Chrissy Teigen, dhe ngjarja ka ndodhur diku në rrugët kryesore të New-York-ut.
Teigen ka shkruar në rrjetet sociale se, foto në të cilën ajo shihet me një shprehje të çuditshme fytyre, u shkrep direkt pas momentit kur burri i panjohur e shpëtoi nga përplasja me një biçikletë.
“Ai thjesht më shpëtoi nga përplasja me një çiklist, duhet të jem më e kujdesshme kur kaloj rrugën,”- shkruan 32-vjeçarja.
(F.M/Faxweb)