E vetmja nga politikanët shqiptarë që ka reaguar për protestën e dhunshme që po zhvillohet prej më shumë se 2 orësh në Rrugën e Kombit për tarifën 5 euro të kalimit në tunel, ka qenë Mesila Doda.
“Sot nga Kukësi erdhi shuplaka e pare… shqiptaret nuk jane dele… krenare per vendlindjen time… kjo ështe forma e vetme se si behet opozite me nje qeveri arrogante e kleptomane”, ka shkruar ajo në faqen e saj personale në FB.
Ndërkohë nga asnjë prej partive të mëdha opozitare në vend, PD dhe LSI nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me një nga zhvillimet më të rëndësishme në vend gjatë muajve të fundit.