Në Komisionin e Ekonomisë, pa praninë e opozitës, ministri Arben Ahmetaj ka pasur një përplasje me deputetin e PS-së, Erion Braçe. Ky i fundit i ka kërkuar ministrit që të kërkohet ndjesë në lidhje me mosinformimin e qytetarëve në lidhje me kontratën.
Po ashtu Braçe i kërkoi Ahmetajt që nga sistemi tarifës të hiqeshin banorët e Kukësit, autobusët dhe mjetet e transportit të linjave, si dhe duhet të ketë një sistem kompesimi për kategori të caktuara të banorëve.
‘’Bëni mirë që të lexohet kontrata nga vetë ju ministrat, rruga nuk e uli varfërinë në Kukës, ka pasur mungesë komunikimi me deputetët, sikur të kërkonit ndjesë nuk do ishte gjë e madhe.
Rruga ka marrë karakter urban, ndaj kategori të caktuara qoftë përdoruesish, banorë të perjashtohen nga pagesa e asaj tarife, banoret e zonës per shkak të mungesës së një rruge dytësore, ndërtuar nga agai, dhe nuk ka as mbikalime, banorët duhet të hyjne dhe të dalin dhe për 5 km, duhet të përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.
Nuk e di nëse po negocioni me koncesionarin për këtë apo jo, keni përjashtuar një kategori. Shërbimi urban a është i përjashtuar apo jo, të mos ndikojë në çmimin e biletës, kontestimin e pushtetit vendor, nuk kam besim te kryebashkiaku i Kukësit që ka pasur rol, për shkak të KLSH-së në veprimtarinë e tij dhe mendoni të adresoni fondin e kompensimit”, u shpreh Braçe.
Pra tre kategoritë që duhet të kompesohen sipas tij dhe të tregohet një interes i veçantë janë:
Së pari banorët e zonës për të levizur në shpitë e tyre apo te tokat
Transporti urban
Menaxhimin e fondit të kompensimit
(E.K/FAXWEB)