Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë disa ndryshime në kupolën drejtuese të organizates policore.
Kështu, Artion Duka deri tani Drejtor i Forces se Posacme operacionale eshte emeruar Drejtor i Policise Berat.
Sipas informacioneve mësohet se Artion Duka, i cili ka qenë shefi i Komisariatit Nr.1, do të emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.
Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher” që kishte hyre pa leje në Shqipëri.
Ne vend te Artion Dukes eshte emeruar zevendesi i tij Bujar Ahmeti.
Ish-drejtiri i Beratit Dilaver Shima ka dhene doreheqje per arsye shendetesore.
Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës..
Ndërsa Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit. (B.H/Faxweb)