Kanë dalë emrat e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Adriatik të Kurbinit.
Tre viktimat Juli Margjoni, 22 vjeç, Simon Kaza, 20 vjeç, dhe Bert Marku 17 vjeç.
Tre të rinjtë, raporton Fax News nga Kurbini, nuk kanë patur lidhje gjaku me njëri-tjetrin por kanë qenë miq që po festonin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit.
Trupat e të rinjve po dërgohen drejt morgut. Tre të rinjtë po udhëtonin në mjetin tip “Lancia”.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjetit dhe drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangte një gropë duke përfunduar në kanal.
(F.G/Faxweb.al)