Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me trafikun e krijuar sot në aksin Milot-Mamurras- Fushe Krujë. Sipas tij policët që duhet të neutralizonin situatën mesa duket ishin pushim pasi rrallë shihej ndonjë.
Me anë të një postimi në Facebook, Ndreu shkruan se nuk e di ça ju kushton 3-4 komisariateve të policisë të zbarkojnë me forca për të neutralizu situatën?!
Poastimi i plotë
Nje super kaos ne trafik, Milot-Mamurras- Fushe Kruje deri ne Rinas. Me duket se 1 maji paska qene pushim per policet qe rralle shihej ndonje. Kete rromuje se kam pare kurre sa mbaj mend as ne pikun e pushimeve ! Se di ca ju kushton 3-4 komisariateve te policise te zbarkojne me forca per te neutralizu situaten ?! E papranueshme dhe e papergjegjshme kjo situate !
(M.Q/Faxweb)