Një biznesmeni në lagjen 15 tetori në Fier, i është vendosur zjarri në derën e shtëpisë gjatë orëve të natës, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe pjesetarëve të tjerë të familjes.
Zjarri dyshohet se është vënë për konflikte për biznesin dhe pronën.
Ilirjan Saliajt i kanë ndezur zjarr në derën e shtëpisë duke e spërkatur me rreth 5 litra benzinë. Për shkak të zjarrit i ka zbritur natën fëmijët nga ballkoni në ballkon tek fqinjët në katin më poshtë.
Paraprakisht mësohet se ky shtetas ka kontradikta në lidhje me një supermarket.
Po ashtu mësohet se Saliaj ka patur kontradikta me persona të tretë edhe për një truall.
Po punohet për gjetjen e personave me të cilët Saliaj ka konflikte dhe marrjen e deklarimeve të tyre.
Pista e parë që po hetohet është ajo e një konflikti me një shtetas me të cilin Saliaj ka administruar një market, ku të dy kanë patur aktivitet të përbashkët në fushën e industrisë ushqimore.
Falimentimi ka bërë që të dy shtetasit të kenë pretendime ndaj njëri-tjetrit për borxhe të konsiderueshme në shifrën e 150 milionëve lekë të vjetra.
(F.G/Faxweb.al)