Avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi ka folur për mediat në dalje të ambieneve të paraburgimit 302 në kryeqytet.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me ndonjë mundësi për ta eleminuar brenda në burg, Dashi u shpreh se Haxhia gëzon shëndet të plotë.
“Më ka sygjeru që të falenderoj gazetarët, shëndeti i tij është i plotë. Pikësynimi ynë është të rihpaim dosjen nga e para se hetimi i është bërë në mungesë.
Domethene se gjykata e shkallës së parë Tiranë në 2001 ka deklaruar largimin e ikjen e të pendehurit duke caktuar avokat kryesisht. Kemi besim të plotë se cështja do shkojë drejt rihapjes.
Klienti nuk shfaqi ndonjë problem, institucionet shteterore kanë marrë të gjitha masat. Ai është i akomoduar si të gjithë të burgosurit e tjerë ne burgun 302, s’ka arsye pse të ketë rrezik për jetën. I kemi bërë gjërat gati, në ditët në vijim do i mësoni të gjitha detajet. Në kohën dhe momentin e duhur do flasim. Izet Haxhia është gjykuar në mungesë e kjo domethënë që cështja do rihapet”, u shpreh Dashi.
(E.K/FAXWEB.AL)