Ish-kreu i SHISH gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi ishte i ftuar në emisionin “Byro Politike” në Abc News, ku po diskutohej tema “Kthimi i Izet Haxhiajt dhe dosja ‘Hajdari’.
Megjithatë, ai u paraqit rreth 40 minuta me vonesë, pasi siç njoftoi drejtuesja e programit, Joli Xhokaxhi, Klosi kishte ngatërruar orën e fillimit të emisionit.
“Mirëseerdhe Zoti Klosi”, i tha gazetarja Klosit, teksa ora shënonte 20:40.
“Ju kërkoj ndjesë për vonesën, pati një ngatërresë”, iu përgjigj ai.
Diskutimi vijoi normalisht teksa Klosi u shpreh se me ekstradimin e Izet Haxhisë do të rihapet ‘çështjen Hajdari’.
(E.K/FAXWEB.AL)