Avokati i ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, Ardian Leka ka kërkuar pafajësinë për Zoton.
Në seancën që ka nisur ditën e sotme në Gjykatë, Leka ka thënë se prokuroria nuk provon dot akuzat për Zoton.
Leka ka kërkuar nga Gjykata pafajësinë e klientit të tij.
Sipas avokatit mes Artur Zotos dhe nëndrejtorit Iljaz Labi nuk ka asnjë lidhje që vërteton bashkëpunimin.
Nga përgjimet nuk ka rezultuar asnjë kontakt midis tyre, ka thënë avokati në Gjykatë.
Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzohet për korrupsion me tenderat për ushqimin në burgje.
Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg për Zoton.
(F.G/Faxweb.al)