Policia e Durrësit ka ndaluar tre autorët e dyshuar për vjedhjen e zyrave të Prokurorisë në Durrës. Kështua policia ka bërë të mundur ekzekutimin e urdhërave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit:
- Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë;
- Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.
- Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.
Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Dyshohet se këta dy shtetas janë përdorur nga persoan të tjerë për të ndërhyrë në serverat e prokurorisë.
Ata dyshohet kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
- “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
- ” Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.