16:06 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta/ Havari: E dhunshme, ata ishin “gurë vrasës”. Basha ka përgjegjësi!

18:23 | 27/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta/ Havari: E dhunshme, ata ishin “gurë vrasës”. Basha ka përgjegjësi!

Ish-drejtori i policisë Mithat Havari ka deklaruar në ‘Fax News’ se protesta e opozitës ditën e djeshme ishte e dhunshme.

Sipas tij Basha edhe pse vetë nuk ishte i pranishëm tek Ministria e Brendshme kur ndodhi përplasja, nuk i shpëton përgjegjësisë për eskalimin e situatës. MadjE Havari gurët e hedhur ndaj policisë nga protestuesit i quajti “gurë vrasës”.

Ai deklaroi se tubimi duhej mbyllur aty në boulevard dhe jo të vazhdohej tek Ministria e Brendshme duke parashikuar se nëse protestuesit do kishin hyrë në Ministrinë e Brendshme do kishin shkatërruar e djegur gjithçka.

“Basha duhej ta mbyllte aty, nuk përjashtohet nga përgjegjësia, protesta ishte e dhunshme, ato janë gurë vrasës që u hodhën ndaj policisë. Ato gurë mund të marrin jetën”, tha ai.

Referuar rastit të kryeredaktorit të gazetës ‘Rilindja Demokratike’ Bledi Kasmi, Havari deklaroi se ai si njeri i medias nuk duhej të shkote për tu shtyrë me policinë pasi në turmë polici nuk të njeh se kush je.

“Nuk shkon kryeredaktori të shtyjë policinë. Ata nëse hynin do të shkatërronin, do të digjnin, do të grabisnin çfarë gjenin. Më vinte shumë keq për Policinë e Shtetit, janë vrarë rreth 250 policë në 28 vjet, asnjë politikan, thjeshtë janë përdorur për qëllimin e tyre. Bashës nuk I shkon as britma, as ulërima, unë e kam dhe mik dhe po ta tatkoj edhe do ti them, ata janë njerëz me precedent penal, janë njerëz të paformuar, të pashkolluar. Aq sa i dhemb atij kryeredaktorit koka, i dhemb edhe atij policit koka, edhe deklarata e tij nuk më pëlqeu që tha se këto ndodhin edhe në Europë, në Europë protetsat e dhunshme i bëjnë sindikatat dhe jo partitë, policia ndërhy me shkopa gome, me gaz, e tjerë.

Dhunës duhet ti përgjgijesh me dhunë, kështu mbahet shteti, nëse policia nënshtrohet ndaj njerëzve të rrugës atëherë shteti merr fund. Polici që e ka goditur me shkop atë kryeredaktorin  nuk është gjë e mirë dhe duhet mbajtur qëndrim ndaj tij nëse e ka tepruar. Por aty nuk pashë ndonjë polici kriminale siç e bëjnë këta, edhe unë po të isha aty do të isha dhëmbë për dhëmbë me ta”, deklaroi Havari, i cili në lishje me procedimet ndaj protestueve tha se është bërë mirë pasi ata duhet të përballen me ligjin.

“Shumë mirë ja kanë bërë, ti vënë para gjykatës, ti shohin çfarë kanë goditur, çfarë kanë shkatërruar. Ata që kanë ushtruar dhunë duhet të marrin përgjegjësi ligjore.

Në vendet e perendimit nuk dalin forcat politike për të goditur forcat policore, janë organizata, apo sindikata që protestojnë, ndërsa forcat politike nuk vënë militantë për të goditur shtetin. Qytetaria nuk shkon në protesta, këta i bien nga rrethet me autobusë”, tha ai.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

Etiketa: mithat havari
Pas

Protesta e opozitës/ Goxhaj: Bashës i doli skenari, ky ishte qëllimi

Para

FOTO/ Nuk mbajti lotët pasi gaboi fatalisht, Strakosha ka një këshillë për portierin e Liverpool

Para
FOTO/ Nuk mbajti lotët pasi gaboi fatalisht, Strakosha ka një këshillë për portierin e Liverpool

FOTO/ Nuk mbajti lotët pasi gaboi fatalisht, Strakosha ka një këshillë për portierin e Liverpool

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, mbi 140 të vrarë në 24 orë viktima edhe pranë pikave të ndihmave

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

Katz: Është shkatërruar selia qendrore e sigurisë së brendshme iraniane

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

Izraeli sulmon objektiva në lindje të Teheranit

Skenari i sulmit amerikan ndaj Iranit: Bombat 13.6 ton do përpiqen të rrëzojnë 1 mal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.