Ai është një emër i ri në tregun muzikor, por me këngët e tij do të ndezë këtë verë Club-et e natës dhe ‘Shkuma Partyt’ në Shqipëri.
Është fjala për reperin nga Shkodra Ergi Zejnuni, i cili njihet me emrin e artit Ergi. Së fundi ai ka publikuar dhe projektin e tij më të ri ‘ROCKEFELLER’ me të cilin synon të thyejë rekordet e audiencës.
Këngën ka zgjedhur ta quajë ‘ROCKEFELLER’ pasi është një term për njerëzit e pasur nga mbiemri amerikanit të pasur John Rockefeller.
Në një intervistë për ‘Faxweb.al’ Ergi shprehet se kjo këngë përfaqëson ata të rinjë që kanë një shpirt luftarak, e që duan të bëjnë qejf dhe të shijojnë moshën e tyre pasi rinia nuk kthehet më.
Pse Titulli i kenges ROCKEFELLER?
Rockefeller eshte fjala qe e permbledhe te gjithe kengen, tingellon bukur dhe eshte nje fjale qe une e perdor shpesh ne perditeshmeri time.
Cfare do te thote ROCKEFELLER?
Rockefeller eshte nje term per te gjithe njerzit e pasur qe vjen nga mbiemri i Amerikanit me te pasur te historise moderne John Rockefeller. Per mua “Rockefeller-a” jane te gjithe ato qe e duan pasurine, e duan jeten e mire, luftojne per te dhe ne nje fare menyre bejne revulucion ndaj rrealitetit qe i rrethon.
Do të kemi ndonjë projekt këtë verë apo ky mund të konsiderohet hiti i kësaj vere?
Vera kete vite do te jete shume e nxehte sepse pres qe “Rockefeller-i” te thyej rekordet e audiences dhe te pushtoj Club-et e nates, makinat dhe çdo vend ku degjohet muzike e mire.
Projekti i rralles nuk do te vonoje, mund te them qe eshte bashkepunim dhe jam i ftuar por per momentin preferoj te mos shfaqe me shume detaje.
Kush te frymezoi per kete kenge?
Me frymezoi egoja e te rinjeve qe po ben çdo gje qe ti kete ato shifra parash ne duar. Kjo kenge perfaqeson te gjithe ato te rinj qe kane nje shpirt luftarak dhe duan te bejne qejf e te shijojne moshen sepse rinia nuk na rikthehet me.
Prej sa kohesh jeni marre me muziken klipin?
Kenga ka pak muaj qe e kam marre, e kam punuar, deri sa e finalizova pak kohe me pare. Klipi eshte ideuar para 2 javesh nga une, xhirimet i kemi bere brenda dites ne qytetin tim ne Shiroke, Studioja filmike para 2 ditesh perfundoi montazhin dhe e finalizuam. Gjithçka eshte punuar me dashuri qe nga pika e pare deri ne piken e fundit dhe eshte projekti i pare qe do te shikoni 90% te ideuar nga une.
(B.H/Faxweb)