05:05 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Qeni Pitbull u kafshoi djalin, dëshmia tronditëse e prindërve: Policia na tha që të merreshim vetë me të zotin e qenit

17:21 | 06/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Qeni Pitbull u kafshoi djalin, dëshmia tronditëse e prindërve: Policia na tha që të merreshim vetë me të zotin e qenit

Një fëmijë 8 vjeç është kafshuar nga një qen i racës “Pitbull”, duke marrë plagë në këmbë. Djali ishte duke luajtur në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë, kur është sulmuar nga qeni i egërsuar pa maske mbrojtese.

Mamaja e djalit që u kafshua nga qeni në një intervistë për Fax News rrëfeu si ndodhi ngjarja.

“Mbrëmjeve dal me fëmijët dhe zgjodha një nga vendet e hapura të qytetit. Djali po luante me fëmijë të tjerë. Ato kanë qenë duke lozur, kanë qenë 10 fëmijë, djali vjen duke marrë topin dhe qeni i vërsulet dhe e kafshon në kofshë. Unë u spostova pak më poshtë. I ula tutat, cfarë të shikoja, po mundohesha mos ta jepja veten para tij sepse u tmerrova. Direkt vajta në spital.

Ndërkohë që zotëria (i zoti i qenit) u soll indiferent. Ose do të ekzekutosh qenin ose zotërinë. Qeni ka qenë pa maskë. Problemi im në atë moment ishte fakti ti vija në ndihmë djalit, sepse duhej ti vija rëndësi fëmijës dhe vajzës. 

Me zotërinë e qenit nuk kemi kontaktuar, thjesht pak si pamje e kam në kujtesë. Nuk arrita dot që të merrja një emër të zotërisë. Nga ana e zotërisë nuk ka pasur asnjë kontak, ai është inekzistent.

Të nesërmen vendosëm që ta dënocojmë dhe na përcollën me fjalë të bukura. Dhe menduam që t’u drejtohemi medias. Kemi bërë denoncim, por burokracitë na kanë përcjellë.

Ndërkohë tani që djali pi ilaçet mundohem që ta qetësoj. Gjendja e tij po vjen duke u përmirësuar. Aktualisht ka të nxira rreth e qark kofshës. Po flas më një psikolog që ta qetësoj. Natën e parë nuk kemi vënë gjumë në sy. Mos të kthehemi në atë gjendje që të mbyllim fëmijët dhe të nxjerrim qentë. 

Apeli im për shtetin është se ato ligje që janë vënë të zbatohen. Qentë të dalin me maska në të kundër do të marrim masa vetë. Mos neglizhoni për gjëra të vogla sepse dëmet mund të jenë të mëdha.”

Ndërkohë që djali shprehet se është më mirë, por qentë i ka dhe më shumë frikë.

“Unë isha duke lozur më motrën dhe padashur më kafshoi qeni, u afrova pa dashje, pastaj shkova tek mami dhe i thash se më kafshoi qeni. Tani jam më mirë, por qentë i kam shumë frikë.”

Babai i djalit shprehet se në rajon kur bëri denoncimin nuk e morën seriozisht dhe policët i kanë thënë se duhej të merrëj vetë me të zotin e qenit.

“U interesuam në rajon dhe ato nuk e morën seriozisht. “Duhet të kishit kërcënuar zotërinë e qenit” më thanë në rajon. Kur shkuam në rajon policia na këshilloj që të merreshim vëtë më të zotin e qenit. Unë kërkova diçka që të merrej shteti. Mbas kësaj përgjigje shkova në Bashki dhe ato thanë që nuk është kompetencë e jona që të merrëmi me qentë me pronar, merremi vetëm me qentë e rrugëve.

Do të marrim sende më vetë që të ruhemi. Zotëria nuk bëri përpjekje as që ta shikonte fëmijën. Vendosëm të bëjmë një ndjekje penale. Do të hedhim në gjyq personin që ka qenin. Ne nuk kishim nerva që të merreshim me zotërinë, sepse po dërgonim djalin në spital.”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: kafshimi nga qeni
Pas

E rëndë në Durrës/ Vetëdigjet 28-vjeçari, dyshimet e para të policisë

Para

Tragjike/ 3-vjeçarja në Lushnjë konsumon ujin e helmuar, gjen vdekjen në spital (DETAJET)

Para
Tragjike/ 3-vjeçarja në Lushnjë konsumon ujin e helmuar, gjen vdekjen në spital (DETAJET)

Tragjike/ 3-vjeçarja në Lushnjë konsumon ujin e helmuar, gjen vdekjen në spital (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.