Një 28-vjeçar në Durrës i ka vënë flakën vetes pasditen e sotme në lagjen Nr.1 të qytetit. Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Informacion paraprak.
Më datë 06.06.2018, rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durres, është vetëdjegur shtetasi R.P. 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)