Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit, ku po merr pjesë në e panairin Rajonal të Punës.
Dhjetra qytetarë kanë dalë duke protestuar me thirrjet ‘Rama ik’ si dhe parullat ‘Poshtë pashallarët e krimit’.
Gjithashtu ka pasur dhe përplasje me policinë, por pa dëmtime nga të dyja palët. Ata thërrasin ‘Rama ik’ dhe protesta ka rreth 30 minuta që po zhvillohet.
Ndërkohë që raportohet se ka pasur masa të larta sigurie në të gjitha kryqëzimet e zonës ku do të zhvillohet panairi.
https://www.youtube.com/watch?v=c3oaiHSO3Dw&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)