Banorët e Dragobisë janë tronditur nga shpërthimet e minave gjatë punimeve për ndërtimin e HEC-eve.
Ata janë shprehur për ‘Fax News’ se janë dëmtuar linjat e rrjetit elektrik. Ndërkohë që qytetarë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile kanë bllokuar rrugën.
Aktivisti i Shoqërisë Civile Dardan Metaliaj tha se firma ‘Gener 2’ nuk i njoftoi për shpërthimet që sipas tij ishin shumë të fuqishme.
“Është një shpërthim i fuqishëm, isha në shtëpi në atë moment në katin e parë dhe mu duk sikur shtëpia u shemb. Pas 10-15 minutash ka pasur një tjetër shpërthim edhe më të fuqishëm. Nuk ka patur asnjë njoftim nga firma dhe fatmirësisht nuk ka patur turistë duke kaluar sepse do të ishte shumë e rrezikshme”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=NKFB2jNuNB8&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)