Autoritetet në Itali kanë sekuestruar një sasi të madhe droge prej 2.5 ton në brigjet e Brindisit. Anija lundronte nga Vlora drejt Italisë. Trafikantët e kanë braktisur mjetin lundrues për të shpëtuar.
Droga që vinte nga Shqipëria është sekuestruar mbrëmë në brigjet e Salento në Brindizi. Operacioni është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.(B.H/Faxweb)