Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për herë të parë pas takimit që ndodhi mbrëmjen e djeshme me kryeministrin Edi Rama.
Pas një takimi që ka patur sot, Meta ka deklaruar për mediat se në takim është diskutuar për negociatat me Greqinë.
“Ka qenë një takim normal. Presidenti pret informacione edhe më të plota për ecurinë e marrëveshjes me Greqinë. Të gjitha vendimet e presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën. Folëm për rëndësinë e negociatave”, tha Meta.
(M.Q/Faxweb)