Një aksident ka ndodhur në një minierë në Martanesh të Bulqizës. Mësohet se nga aksidenti, ka humbur jetën një minator me emrin Armond Peshku, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur. I plagosuri me emrin Hajdar Bala është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.