11:21 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama në Vlorë: Aeroporti do punësojë mijëra njerëz, por na duhen me zanat

13:32 | 23/06/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama në Vlorë: Aeroporti do punësojë mijëra njerëz, por na duhen me zanat

Kryeministri Rama ka mbajtur sot një takim në Vlorë në pallatin e Sportit ku ka prezantuar projektet për këtë qark që do ta kthejnë sipas tij në një vend turistik mjaft të kërkuar.

Ai gjatë fjalës së tij është ndaluar më së shumti tek Aeroporti I Vlorës I cili sipas tij do të punësojë shumë njërëz por duhet të kenë zanate të ndryshme.

Ndërsa në lidhje me aeroportin deklaroi se ai do të jetë me tarifat më konkurrueset në rajon, pasi kjo ka qenë kërkesa kryesore e qeverisë shqiptare.

‘Kërkohen forca të kualifikuara në të gjitha nivelet. Kemi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës nga investitorët e mëdhenj. Duan të investojnë në Shqipëri, për të përfituar nga lehtësirat. Shqipëria është kthyer në destinacion. Duam t’u përgjigjemi kërkesave me forca të kualifikuara pune në të gjithë zinxhirin.

Që prej kohës kur kanë nisur të bëhen fushata, të gjithë kanë ardhur këtu dhe kanë thënë ‘Do bëjmë aeroportin’, aq sa u kthyen në barcaletë. Aeroporti në vetvete kërkon mbi 1 mijë forca punë në tërësi zanatesh dhe kualifikimesh. Aeroporti do të jetë me paga goxha të larta në raport me mesataren sepse ka një zinxhir shërbimesh. Kërkohen njerëz të kualifikuar të cilët paguhen mirë. Nëse do 1 mijë të punësuar, raportin nga ndikimi që do të ketë ky projekt do të jetë 1 me 27. 27 mijë të punësuar është minimum, drejtpërdrejtë. Shumë e shumë investime të tjera, rreth e rrotull këtij territori. 

 Aeroporti i Vlorës do jetë konkurrues drejtpërdrejt me Rinasin, nga pikëpamja e parametrave do të jetë cilësor, ndërsa nga çmimet do të jetë shumë më i favorshëm. Ne kemi kërkuar të negociojmë që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon”, tha ndër të tjera Rama. (B.H/Faxweb)

Etiketa: aeroportiedi ramavlore
Pas

Misteret për mbytjen e iranianit në Durrës, reagon Organizata Muxhahedine: Ja çfarë ndodhi me Malek

Para

Mbesa e Bujar Nishanit i nxjerr të gjitha sheshit, nuk lë vend për imagjinatë (FOTO)

Para
Mbesa e Bujar Nishanit i nxjerr të gjitha sheshit, nuk lë vend për imagjinatë (FOTO)

Mbesa e Bujar Nishanit i nxjerr të gjitha sheshit, nuk lë vend për imagjinatë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros

Sulmi i SHBA ndaj Iranit shton pasigurinë ekonomike globale

Sulm masiv rus në Kiev, raportohen 5 viktima

“Rrezikojmë luftë botërore”–Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit në Iran

Trump: “Shkatërruam kapacitetet bërthamore të Iranit”/Amerika përdor “MIGA” dhe mbështet ndryshimin e regjimit

Tregjet globale tronditen nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Irani shqyrton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-n

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së hormuzit kërcënon sigurinë globale

Irani nis sulmet ndaj Izraelit, IDF thirrje qytetarëve: Hyni në vendstrehime!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.