Pas ceremonisë që u zhvillua për çmimin që iu dha sheshit “Skëndërbe” në Barcelonë ku u dhanë edhe çertifikata mirënjohje nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar ashpër deputeti i partisë demokratike Edi Paloka.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Paloka ka shkruar se i vetmi çmim që meritojnë Rama dhe Veliaj është ai i pafytyrësisë dhe i hajdutërisë njëkohësisht.
“Vetem dy dite pasi Tirana u permbyt, kur dhe “saci” (qe keta e quajne shesh) u kthye ne kenete llumi, kur dhe vete ambjentet e bashkise u permbyten, pikerisht per shkak te “sacit”-“shesh”, kane guximin te dalin e te mburren.
5 milion euro e paraqiten projektin e pare te “sacit” dhe megjithese dhe aty kishin llogaritur te vidhnin me shume se gjysmen e parave, si gjithnje nuk u ngopen dhe nga 5 e cuan ne 25 milion euro vjedhjen. Pastaj nga parate e vjedhura, paguajne per te marre dhe cmime. Sic paguan me parate e kanabisit ata qe deklaronin se nuk ka kanabis ne Shqiperi. Vjedhin 25 milion dhe Sot thone nuk kemi para per teatrin ..”, shkruan Paloka.
(E.T/FAXWEB.AL)