Nga sot, në Shqipëri ndalohet prodhimi, tregëtimi dhe përdorimi i qeseve plastike të holla nën 30 mikron. Sot hyn në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për ndalimin e përdorimit të këtyre qeseve në Shqipëri.
Në mbështetje dhe zbatim të këtij vendimi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DAP-it, Vasilika Vjero zhvilluan një takim me gjithë Kryeinspektorët e Mjedisit dhe Pyjeve, monitoruesit dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
“Nga sot, më 4 korrik ndalohet riciklimi dhe përdorimi i amballazheve plastike qeseve nën 30 mikron. Nga sot ky produkt konsiderohet i paligjshëm në territorin e Shqipërisë. Prandaj në zbatim të këtij vendimi, i cili erdhi në kuadër të operacionit tonë të madh “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” dhe operacionit “Cleen and green twenty twenty” ne jemi së bashku në një takim total të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe gjithë Inspektoriatit Tatimor, për të bërë thirrjen e fundit publike, për të gjithë ata përdorues, importues dhe prodhues të qeseve më të holla se 30 mikron, që nga ky moment do të kenë të pamundur realizimin e këtij aktiviteti në Shqipëri, t’i prodhojnë, t’i përdorin dhe t’i tregëtojnë ato”, deklaroi në prani të mediave Ministri Klosi.
Vendimi i Këshillit të Ministrave do të zbatohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe zbatimi këtij vendimi do të nisë nga prodhuesit e këtyre qeseve, tregëtuesit, importuesit, duke shkuar deri te konsumatori më i thjeshtë, qytetari. “Po ashtu prej dy muajsh, kemi kontaktuar me mbi 70 kompani të cilat nga regjistrimi i tyre në Qendrën e Rregjistrimit të Biznesit kanë të rregjiastruar fjalën plastik, prodhimin dhe tregëtimin e tyre.
Të gjitha këto kompani nga Drejtoria e Tatimeve do të jenë në sitën e evidentitmit, po ashtu dhe të transfomimit për t’i kthyer bizneset e tyre në prodhimin e qeseve mbi 30 mikron në qese mbi këtë masë dhe përpbërje po ashtu drejt eleminimit total të përdorimit të qeseve plastike në vendin tone”, tha Ministri Klosi. Ndërkohë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve premtoi bashkëpunim dhe angazhim maksimal në këtë drejtim.
“Administrata Tatimore do të angazhohet në mënyrë specifike që ata tatimpagues që janë dhe përdoruesit kryesor të këtyre qeseve do të bëjmë kontrrolle dhe inspektime të veccanta në vendet ku ata ushtrojnë aktivitetin qoftë në drejtim të detyrimeve tatimore dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi të prodhimit dhe tregëtimit të këtyre produktevge dhe padyshim do të jentë në fokusin e kontrrolleve tona ditore të gjithë ata tatimpagues që tregëtojnë dhe prodhojnë qese plastike”, tha Vjero