Franca ka eliminuar nga kupa e Botës Uruguajin të cilin e ka mundur me rezultatin 2-0, ndërkohë që uruguajanët përveç një rasti flagrant për gol në pjesën e parë nuk kanë bërë shumë për të rrezikuar portën e francezëve.
Uruguaj, një skuadër me shumë shpirt gare të cilët eliminuan dhe Portugalinë e Ronaldos kishtë shumë shpresa se mun dtë kalonte dhe këtë tur por janë eliminuar lehtësisht nga ‘gjelat’.
Zhgënjimin për këtë eliminim e shprehin më së miri lotët e mbrojtësit Hoze Maria Himenez i cili nuk u përmbajt dhe nisi të qante në minutat e fundit të takimit.
Golat, nga 1 për çdo pjesë u shënuan nga mbrojtësi Raphael Varane në minutën e 40 dhe I dyti në minutën e 61 nga sulmuesi Antoine Griezmann pas një gabimi trashanik të portierit Muslera të cilit edhe pse topi I erdhi drejt në duar nuk arriti ta mbërthejë siç duhet.
Pas golit të dytë Franca u kujdes për menaxhimin e rezultatit. Në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e çiftit Belgjikë-Brazil.
https://www.youtube.com/watch?v=hxBokDrJTak
(B.H/Faxweb)