Ka mjaftuar një koment ose më mirë një fjalë e shkruajtur nga moderatorja Albana Osmani në një foto të Klaudia Pepës, ku kjo e fundit shfaqej e relaksuar në krevat, të bëhej shkak i një debati me komentuesit.
“Gjithmonë e ke shtëpinë dritë lum ti ! Nganjëherë kur shoh timen sikur ka plas lufta e tretë Botërore them me vete merr shembull nga Klaudia hahahahahha Pra po marr një Pastruese”, shkroi Albana.
Por fjala “pastruese” nuk i pëlqeu një ndjekëseje në Instagram, e cila e korrigjoi duke i thënë “merr një grua që të të ndihmojë me punët e shtëpisë” jo “pastruese”.
Më pas reagoi Klaudia Pepa, e cila zbuloi se nga i vjen kjo mania për rregullsi: “Mua më ka ngelur rregulli nga profesioni, se përndryshe do ishim shoqe”.