Me siguri që pas pushimeve të verës, do të donit sërish pushime të tjera po kaq të bukura edhe në dimër. Vende malore me dëborë dhe ski, sigurisht që do të ishin ideale. Pra, mund ta lini sërish shtëpinë vetëm edhe për disa ditë.
Por, mund të ndodhë që kur ju jeni në udhëtim apo me pushime, në shtëpinë tuaj të ketë ndodhur ndonjë ndërprerje elektrike. Si pasojë, nëse pajisjet e tjera nuk do ti gjente gjë, frigoriferi është një rast i veçantë.
Nëse energjia elektrike nuk kthehet për më shumë se 1 ose 2 ditë, ushqimi në frigorifer mund të shkrijë i tëri. Megjithatë, pas kthimit ju nuk mund ta vini re ndryshimin në qoftë se ushqimet tuaja janë shkrirë dhe janë ngrirë përsëri.
Duke mos e dalluar dot këtë, mund të ndodhë që të “rrezikoheni” nga ushqime të cilat nuk janë shumë rezistente ndaj ngrirje-shkrirjes, sepse mund të lëshojnë disa lloje bakteresh dhe salmonelë.
Por, ju me siguri pyesni veten se si mund ta dalloni nëse ushqimet në frigoriferin tuaj kanë shkrirë dhe kanë ngrirë përsëri?
E thjeshtë!
Për fat të mirë ka një mënyrë të dobishme e cila ju ndihmon të gjeni nëse frigoriferit tuaj i ka munguar energjia elektrike.
Për ta bërë këtë, ju nevojitet një gotë plastike me ujë. Vendoseni në ngrirje që të bëhet akull. Më pas, vini në të një monedhë dhe kthejeni atë sërish në frigorifer.
Kështu, nëse në ndonjë rast që ju udhëtoni apo bëni pushime, kur ktheheni e gjeni monedhën e ngrirë brenda ujt atëherë të jeni të sigurt që ka pasu ndërprerje energjie dhe frigoriferi juaj ka shkrirë dhe është ngrirë sërish.