20:50 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e Adem Demaçit, Kryemadhi: Ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri

21:35 | 26/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e Adem Demaçit, Kryemadhi: Ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri

Pas vdekjes së politikanit të njohur kosovar, Adem Demaçi ka reaguar edhe kryetaria eLSI-së, Monika Kryemadhi, duke shprehur keqardhje  për këtë humbje të madhe.

Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, duke kujtuar veprën e të ndjeri Demaçi.

Sipas Kryemadhit Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri mendimi e të drejta qytetare, njeriu i cili fymëzoi tre bereza.

Statusi i plotë:

“Më trishtoi e mbushi me hidhërim e dhembje ndarja nga jeta e Adem Demaçit – monument i qëndresës shqiptare në Kosovë, frymëzimi i tre brezave të atdhetarëve shqiptarë në luftën për liri në ish-Jugosllavi: i Brezit 1968, i Brezit 1981 dhe i Brezit 1998.

Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri mendimi e të drejta qytetare, njeriu që i priu luftës që ndezi shpresën dhe besimin në idealin e pavarësisë së Kosovës, duke u bërë referencë atdhetarie e përkushtimi për çështjen kombëtare.

Ai jetoi e luftoi si një kundërshtar i së keqes dhe do të mbetet kryeshenjë e pērballjes ngadhnjyese me të.

I ndrittë shpirti dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës dha gjithçka!”

(E.V/Faxweb.al)

Etiketa: AdemDemaçitkryemadhivdekja
Pas

Roza Anagnosti kundër prishjes së Teatrit: U dëshpërova shumë kur u bë ligji në kuvend, kam mbi 50 vite që interpretoj në këtë skenë

Para

Ankandi/ Nga letrat higjenike te pirunjtë, ambasada amerikane në Tiranë garë me atë të Londrës për objektet e çuditshme

Para
Ankandi/ Nga letrat higjenike te pirunjtë, ambasada amerikane në Tiranë garë me atë të Londrës për objektet e çuditshme

Ankandi/ Nga letrat higjenike te pirunjtë, ambasada amerikane në Tiranë garë me atë të Londrës për objektet e çuditshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.