Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për të gjitha çështjet që i ka ngritur presidenti Hashim Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.
Berisha ka treguar nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!
Ish-kryeministri shqiptar ka folur edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale!
Berisha i ka quajtur të mjera komentet e Thaçit.
‘Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam’, i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi.
“Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, kishte shkruar Thaçi ndër të tjera në Facebook pak ditë më parë pas qëndrimit të Berishës kundër ndarjes së Kosovës.
Intervista e realizuar me Berishën nga gazetari Ermal Panduri, transmetohet sonte në orën 20:45 në RTV Dukagjini.
(B.H/Faxweb)