16:29 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria u hoqi 5 milionë euro ndihmë ekonomike të varfërve, por institucionet shtetërore ‘livadhisin’ në abuzime 100 milionë euro

16:19 | 07/08/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria u hoqi 5 milionë euro ndihmë ekonomike të varfërve, por institucionet shtetërore ‘livadhisin’ në abuzime 100 milionë euro

Qeveria shqiptare në kuadër të reformimit të skemës ekonomike ka  kursyer 5 milionë euro. Kjo, sepse tani sipas formulës së re familjet dhe individët që përfitojnë ndihmë ekonomike klasifikohen sipas një formule të re pikëzimi që ka hyrë në fuqi këtë vit.

Ministria e Financave ishin parashikuar për tu shpenzuar 9,9 miliardë lekë si ndihmë ekonomike për familjet në nevojë, por në fakt janë disbursuar 9,3 miliardë lekë.

Kjo shumë ishte 6,6% më e ulët se plani i periudhës dhe 3.3 për qind më e ulet se fakti i një viti më parë.

Fondet për ndihmën ekonomike kanë ardhur duke rënë. Në vitin 2017 fondet për ndihmën ekonomike ishin sa 1.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në raport me 1.4 për qind që ishte ky tregues në vitin 2016.

Thënë ndryshe qeveria ka dhënë më pak para për shtresën më vulnerabël të shoqërisë, me arsyen, sipas saj për të shmangur abuzimet pasi reforma synon që ndihma ekonomike të përfitohet nga 10 për qind e popullsisë në ekstremin e poshtëm të varfërisë.

Por në aplikimin e kësaj skeme janë denoncuar dhe shumë abuzime ku familje në nevojë ekstreme janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, ndërkohë që të tjerë që rezultonin dhe me vila ishin klasifikuar.

Ndërsa pas këtyre denoncimeve dhe publikimeve dhe të opozitës se brenda skemës së re të reformuar rezultonin edhe njerëz të lidhur me PS-në që nuk u takonte aspak të trajtoheshin me ndihmë ekonomike, në debat u përfshi dhe vetë Rama i cili në rrjetet sociale publikonte shtëpi të njerëzve të ‘kamur’ sipas tij që kishin përfituar në mënyrë abuzive.

Por nëse e marrim të mirëqenë se qeveria ka “luftuar” me seriziotet abuzimet në këtë sektor, ka dështuar në mënyrë spektakolare që këtë ta bëjë me institucionet shtetërore dhe lokale, ku sipas raportit të KLSH për 6 mujorin e parë të vitit 2018 abuzimi i tyre arrin në 104.4 milionë euro.

Shifrat bëhen të ditura në Buletinin e dytë statistikor të vitit 2018, i cili përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën janar – qershor 2018.

KLSH thotë në raport se nga auditimet gjatë kësaj periudhe janë konstatuar:

– Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë ose 30.8 milionë euro.

-Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 9,240,178 mijë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro nga e cila: 2,777,894 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro dhe 6,462,284 mijë lekë afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 13,108,801 mijë lekë ose afërsisht 104.4 milionë euro nga institucionet qendrore dhe lokale.

Siç duket qeveria tregohet e hekurt me  të varfërit duke që përmes reformave të ‘dhimbshme’ dhe me shumë bujë arriti t’u heqë 5 milionë euro ndihmë ekonomike edhe pse shumë familje i kishin jetike ato të ardhura. Por kur vjen puna tek institucionet shtetërore duket se është bërë një sy qorr që shtetit i ka kushtuar jo pak, por 100 milionë euro dëme. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

 

Pas

Trump paralajmëron aleatët: Kushdo që bën biznes me Iranin nuk do të bëjë me ne

Para

Akuzat e rënda, Sali Berisha i reagon Hashim Thaçit: Kjo është e vetmja përgjigje që kam

Para
Akuzat e rënda, Sali Berisha i reagon Hashim Thaçit: Kjo është e vetmja përgjigje që kam

Akuzat e rënda, Sali Berisha i reagon Hashim Thaçit: Kjo është e vetmja përgjigje që kam

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump enigmatik për Iranin: “Askush s’e di çfarë do të bëj… Mund të ketë sulm, mund të ketë negociata”

Shpërthim i ri trondit Teheranin, mbyllet pjesërisht Rruga Valiasr mes panikut dhe pasigurisë

Mbi 4,600 qytetarë kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, 24% të trajtuarve janë turistë të huaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, mbi 140 të vrarë në 24 orë viktima edhe pranë pikave të ndihmave

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

Katz: Është shkatërruar selia qendrore e sigurisë së brendshme iraniane

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.