Vajza 6-vjeçare e cila mbeti e plagosur rëndë në aksidentin e sotëm në Kodër Kamëz ku vdiq motra e saj 7 vjeç E.N dhe një shtetas tjetër 29-vjeç Ramazan Isha, është jashtë rrezikut për jetën.
Mjekët e spitalit të Traumës shprehen për Fax News se 6-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet ti nënshtrohet një operacioni neurokirurgjikal, raporton gazetarja Xhensila Kodra.
Gjithashtu dhe e ëma Valbona Ndreu gjithashtu nuk paraqet rrezik për jetën dhe ka plagë më të lehta.
Ndreu humbi të bijën 7 vjeç sot në mëngjes pas një aksidenti fatal ku një makinë nën drejtimin e Rozina Kolecit humbi kontrollin duke përplasur fillimisht 29-vjeçarin Isha i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas gruan me 2 vajzat e saj.