“Detyrim paraqitje” ka dhenë gjykata e Durrësit për efektivin e policisë Sherif Hajdari, i dyshuar për veprën penale “shkaktim i vetevrasjes” të bashkëshortes së tij Merita Hajdari 47 vjec.
Trupi gjykues i kryesuar nga Petraq Curri e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë, por pasi dëgjoi akuzën dhe palën mbrojtëse vendosi të japë masën e sigurimit personal” detyrim paraqitje” të hënë e parë dhe të tretë të cdo muaji para oficerit të policisë gjyqësore perkatëse.
Ne seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura efektivi i policisë mësohet të kete deklaruar se gjithcka ndodhi në një moment kur ai dhe bashkëshortja e tij po debatonin për gjëra të përgjithshme dhe asgjë specifike.
Ai ka pohuar se i gjithi debati i cili degradoi me tone të ashpra i zhvillua nën prezencën e familjarëve të tjerë.
“Ndoshta e prekur nga sedra, Merita u largua për pak, për tu rikthyer me pistoletën në dorë. Sapo e pashë bërtita mos, por ajo e vendosi në kokë dhe qëlloi veten” mësohet të kete deklaruar bahkëshorti i viktimës.”
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar në banesën e ciftit Hajdari.
Ndërsa vetëm një ditë me parë nëna e dy femijëve u përcoll per në banesën e fundit.
(E.V/Faxweb.al)