Pas vrasjes së biznesmenit 30 vjeçar Arjan Ferracaku në qytetin e Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi i parë i kryebashkiakes Voltana Ademi. Përmes një postimi në Facebook, Ademi shprehet se Shkodra po përjeton periudhën më të vështirë të sajëm dhe se krimi po bën ligjin.
“Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin!Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon”, shkruan ajo.
Ademi nuk ka ngurruar t’i bëjë apel kryeministrit Edi Rama, duke e bërë përgjegjegjës për pasigurinë në qytetin e Shkodrës.
Postimi i plotë
Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin!
Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon.
Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!
U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë! Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.
(J.D/Faxweb.al)