Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 46-vjeçarit Demo Progonati në QSUT, i arrestuar në datë 15 janar 2017 nën akuzën e trafikut të 2.4 ton kanabis drejt Italisë.
Sipas Hoxhës me gjithë atë hashash të transportuar drejt Italisë, i ndjeri do duhej të bënte jetë lordi në qeli vipash në burg, por është “hall i madh kur bën “biznes” ndërkombëtar me shefat e korruptuar të policisë”.
“Te qofte e lehte Demo Progonati….
Mbase si ke marre te gjitha me vete mor burre…
Hall i madh kur ben “biznes” nderkombetar me shefat e korruptuar te policise, tek je mire e bukur, papritur ha buk e fiq…
Hajde e gjeje tani c’e gjeti te ndjerin Demo, me gjithe ate hashash qe kishte transportuar drejt Italise, ai duhej te bente jete lordi ne qeli vipash ne burg,…”, shkruan Artan Hoxha.
Ndërkohë në një intervistë për Fax News avokati i Demo Progonatit, Roland Islami u shpreh se do të bëjë kallëzim penal në prokurori pasi sipas tij ai është infektuar me HIV-AIDS në paraburgim.
“Dyshoj se është infektuar me HIV-AIDS në ambjetet e paraburgimit. Kur u arrestua iu bënë të gjitha analizat dhe kontrollet. Nga analizat Progonati rezultoi i pastër nga të gjitha infeksionet”, – tha ai.
Ka zëra në media që Progonati gjeti vdekjen në muajin qershor të këtij viti në amjentet e QSUT-s, por policia e Shtetit e ka bërë të ditur vetëm për ditën e sotme.
Progonati u arrestua nga policinë e shtetit në Durrës në 2017 teksa drejtonte kamionin që po transportonte kanabisin.
Pak kohë pas arrestimit të tij, në pranga ra edhe një drejtues i lartë i policisë, i cili sipas deklarimeve të Prokurorisë në atë kohë, rezultonte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ai ishte Festim Lelaj, i cili deri në momentin e arrestimit mbante detyrë Nënkomisarit në drejtorinë e Policisë në Fier. Organi i akuzës tha për Lelajn në atë periudhë, se ai dyshohej si përgjegjësi kryesor i trafikimit të 2.5 tonëve kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, të cilat po transportoheshin me kamion nga Demir Progonati.
Gjithashtu prokuroria tha se, Nënkomisar Lelaj, cilësohej prej tyre pas hetimeve, si organizatori i këtij rrjeti trafiku dhe si personi që siguronte lëndën narkotike
Ai u ndalua bashkë me Skënder Siceqan dhe Arbi Mustafën, ndërkohë që Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri i kishte nisur hetimet për këtë organizatë, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shqiptari Dhimo Koraj, Demo Progonati, së bashku me Euron Hotin, Malton Lleshin dhe Aurel Laza.
(B.H/Faxëeb)