19:51 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Enton Abilekaj në “Natë me Xhaxhiun”: Protestën e Kukësit e shitën PD dhe LSI, kjo opozitë është e mbaruar

22:44 | 17/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Enton Abilekaj në “Natë me Xhaxhiun”: Protestën e Kukësit e shitën PD dhe LSI, kjo opozitë është e mbaruar

Ka startuar sonte emisioni “Natë me Xhaxhiun”, ku i ftuari i parë ishte drejtori i ‘Fax News’ Enton Abilekaj i cili ka komentuar aktualitetin politik.

I pyetur nga Rezar Xhaxhiu në lidhje me protestën e dështuar të ditës së sotme kundër vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, Enton Abilekaj u shpreh se ndikuan shumë faktorë në dështimin e saj, duke filluar nga konçensionari i cili ka kompromentuar disa media.

Por drejtori i ‘Fax News’  fajin kryesor ia lë opozitës që sipas tij është një opozitë e mbaruar që e shiti protestën për interesa të saj.

“Unë mendoj se shumë faktorë ndikuan në këtë çështje dhe një nga faktorët, është që kompania që ka marrë koncesionin mori nën kontroll të gjitha mediat, shpërndau një reklamë duke i bërë të heshtnin. Por ajo që është më e rëndësishme është që partitë e opozitës heshtën dhe bënë çmos për të heshtur këtë protestë. Është e njejta gjë, si tek protesta e liqenit, përçahen faktorëet e protestës, shpenzohen para në media dhe dështon protesta”, u shpreh Abilekaj.

Ndërkohë në një lidhje telefonike gazetari i ‘Fax News’ në Kukës Ermal Hallaçi tha se për protestën e ditës së sotme nuk ishte marrë leje në polici dhe organizimi ishte shumë i vakët, ku edhe deputetët e opozitës që shkuan atje u “larguan kokëulur”.

I pyetur nga Xhaxhiu se si ishte pasqyruar nga ‘Fax News’ ajo çfarë ndodhi sot në Kukës, Abilekaj u shpreh se “Fax News” nuk mund të transmetojë diçka që nuk ndodh, dhe atje nuk pati protestë.

Ai ritheksoi se problemi qëndron tek opozita e cila sipas tij me këtë që po bën, përfshirë edhe rastin konkret të protestës po tregon se është edhe më e keqe se qeveria.

“Fax-i nuk mund të japë atë që nuk ndodh, ne folëm me protagonistët e protestës. Ajo që tha Ermali është e vërtetë, të dërguarit e partive që shkuan me vullnetin e tyre, me aq informacion sa kam unë u është thënë që të mos marrin pjesë në protestë, kjo sepse PD dhe LSI e kanë shitur protestën për interesin e tyre. 

Kjo opozitë po tregon se është më e keqe se maxhoranca. Paguhet për të heshtur. Dhe këto para do t’i paguajnë qytetarët e Kosovës. Shqiptarët e Kosovës po paguajnë heshtjen tonë. Këta janë të marrë fund, e treguan sot”,  tha ndër të tjera Abilekaj.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: enton abilekajNate me Xhaxhiun
Pas

Tiranë, të shtëna me armë zjarri, raportohet për një të plagosur

Para

Prania e telefonit kur jeni në gjumë është e dëmshme, ja përse

Para
Prania e telefonit kur jeni në gjumë është e dëmshme, ja përse

Prania e telefonit kur jeni në gjumë është e dëmshme, ja përse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.