Një telefonatë për një plagosje me armë zjarri ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Tiranës, mbrëmjen e sotme.
Pas telefonatës, efektivë të policisë kanë shkuar në vendngjarje, por nga verifikimet e deritanishme nuk eshte evidentuar asnjë i plagosur.
“Ka ardhur nje telefonate te salla se ne rrugen “Shefqet Musaraj”, dyshohet se nje person ka plagosur me arme zjarri nje shtetas. Policia eshte ne vendngjarje per verifikimin e informacionit. Deri tani nuk eshte evidentuar asnje i plagosur. Po kryhen veprimet proceduriale”, njoftoi policia.
(M.Q/Faxweb)