Pas thirrjes në polici për tu pyetur rreth protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, regjisorët Kastriot Çipi dhe Robert Budina, janë lënë të lirë.
Në një deklaratë për Fax News, avokati Altin Goxhaj, si përfaqësues i dy regjisorëve, u shpreh se çdo gjë ka shkuar shumë mirë, pasi u vërtetua se kjo nuk ishte një protestë e paligjshme, pasi ajo është legalizuar nga vetë policia.
“U vërtetua nga dëshmia që dhanë, se protesta ishte konform ligjit. Policia vetë e ka legalizuar protestën, dhe nuk ka bërë thirrje për shpërndarjen e saj. Kjo e bën protestën të ligjshme. Policia ka kthyer vetëm sot pas orës 10 përgjigje për kërkesën e bërë për protestë, ndërkohë që protesta kishte nisur, e lajmëruar 3 orë më herët”, – tha Goxhaj.
Sipas tij, brenda në Komisariatin 1 u falënderua edhe policia për mbarëvajtjen e protestës.
(B.B/ Faxweb.al)