Është arrestuar në Kosovë Albert Veliu, për llogari të drejtësisë shqiptare. Arrestimi i Veliut, i njohur ndryshe si Babalja konfirmohet nga ana e Policisë së Shtetit shqiptar.
Ai është arrestuar për shkak se akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim nga ana e prokurorisë së krimeve të rënda. Arrestimi i tij është bërë në qendrën e azilit në Prishtinë.
Veliu kishte tentuar pak muaj më parë që të largohej nga Shqipëria, por që ishte ndaluar në Kukës.
Akuzat që rëndojnë mbi të:
Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur disa ditë më parë masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë. Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.
Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafikon droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa akuza e dytë me kalimin e tij nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme.
(E.K/FAXWEB.AL)