Policia arriti që të kapë mbi 10 tonë drogë që po trensportohej drejt Italisë një vit më parë, duke vënë në pranga 25 persona.
Pas më shumë se 1 vit hetimesh, Prokuroria bën me dije se kanë përfunduar hetimet ndaj 25 të pandehurve.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet: “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka përfunduar çështjen penale nr.12/2 të vitit 2017 në ngarkim të pandehurve: Florenc Tresa, i akuzuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal”, si dhe ndaj 24 të pandehurve të tjerë.
Kujtojmë se policia në dy opoeracione të saj arriti të kapë më 5 shkurt 2017, 8193 kg kanabis sativa dhe 2270 kg të tjera në 19 mars të 2017.
Më poshtë njoftimi i Prokurorisë:
(B.B/ Faxweb.al)