Gazetari Ervis Iljazaj, i ftuar në studion e emisionit “Open”, ka ngritur pikëpyetje lidhur me arrestimin e Albert Veliut në Kosovë, për interes të shtetit shqiptar.
Sipas tij, është absurde arrestimi i tij për kalim të paligjshëm të kufirit, pasi sipas tij këtë e ka hequr vetë Ramiz Aliaj. Iljazaj u shpreh se nga ky veprim del një pah një lloj nxitimi për ta pasur Babalen në Shqipëri.
“Çështja po mban peng politikën shqiptare jo pa të drejtë. Shikoj një gjë të pallogjikshme, arrestimin për kalim të paligjshëm kufiri.
Diçka e padegjuar. Ne që të kërkojmë arrestimin e një shqiptari, është e çuditshme. E ka hequr vëtë Ramiz Alia. Këtu ka një lloj nxitimi për ta patur Babelen këtu”, – tha Iljazaj.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post