Lidhur me vrasjen që tronditi paraditen e sotme Shkodrën ka reaguar dhe gazetari Artan Hoxha, i cili thotë se autorët kanë qenë vrasës më pagesë.
Hoxha thotë se Fatos Ferracaku nuk ka pasur asnjë faj tjetër përveç faktit se ka qenë i afërm me familjen e Arjan Ferracakut, i cili u ekzekutua në 1 Shtator në zonën e Livadhes në Shkodër.
Hoxha ka komentuar po ashtu dhe përballjen e tij me kryeministrin Rama, i cili teksa u pyet për bandat tha se nuk ndjente pikën e keqardhjes për këto vrasje, dhe se kriminelët bëjnë mirë që hanë kokat e njëri-tjetrit.
‘’ Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar… Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem”, shkruan mes të tjerave Hoxha.
Reagimi i Artan Hoxhës:
Shkodra eshte goditur serish nga nje vrasje e ndodhur ne nje nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrare Fatos Ferracaku dhe eshte plagosur Fatmir Mehaj. Te dhenat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, nje njeri pa asnje problematike ne te shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve…
Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper. Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti. Pergjigja qe mora ishte:”Kriminelet kokat hengshin”…
Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem….
Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar…
Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem.
(E.K/FAXWEB.AL)