Kur u nda nga Pete Davidson, Ariana Grande u nda edhe nga unaza gjigande me diamant. Për ta zëvendësuar, këngëtarja i dhuroi vetes dhe gjashtë shoqeve të ngushta nga një unazë me diamant të vogël, si simbol i miqësisë së tyre.
Pasi publikoi “Thank u, next”, Ariana postoi në Instagram Stories një video ku shfaqeshin tre duar me unazat në fjalë, me mbishkrimin “3/7”.
Një nga shtatë është në fakt këngëtarja shqiptare Njomza. Në foton më poshtë, vihet re unaza.
Njomza është shqiptare e lindur në Chicago, Illinois dhe merret me muzikë prej nëntë vitesh. Ajo u zbulua nga Mac Miller – ish i dashuri i ndjerë i Ariana-s – dhe nënshkroi për kompaninë e tij diskografike. Me gjasë, prej tij janë njohur dhe dy mikeshat.