Dy burra shqiptarë janë burgosur në Angli për kontrabandimin e emigrantëve shqiptarë në drejtim të Britanisë së Madhe.
Feim Vata, 32 vjeç, dhe Xhemal Baco, 24 vjeç, të dy me banim në Broadëay u dënuan me 8 vite burg të mërkurën nga gjykata e Canterbury për emigracion të paligjshëm.
Linja e trafikut të emigrantëve me gomone nga Franca drejt bregut në Kent të Britanisë u zbulua nga një hetim i përbashkët midis autoriteteve britanike dhe franceze.
Dy shqiptarët u arrestuan më 20 tetor, pasi Baco u pa duke transportuar me gomone gjashtë emigrantë shqiptarë nga Franca, ndërsa në Kent pritej nga Vata.
Hetuesit besojnë se ata e kishin bërë udhëtimin të paktën tre herë, duke përdorur një shishe të vjetër plastike për të shpëtuar varkën.
Detektivi Clair Trueman tha: “Është e mahnitshme që askush nuk vdiq gjatë transportit jashtëzakonisht të rrezikshëm. Kur i ndaluam emigrantët, ishin të lagur dhe kishin ftohtë, pasi udhëtuan në një gomone të mbingarkuar dhe pa jelekë shpëtimi apo pajisje navigimi dhe në errësirë totale.