Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e 5 të përbashkët ditën e djeshme, ndërsa kryeministri Rama mbështeti autoritetet kosovare për vendosjen e taksës për produktet serbe.
Pas kësaj ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
Në reagimin e tij Daçiç i cilësoi të gabuara deklaratat e Ramës, ndërsa shtoi se ai ka ‘vrarë konceptin e bashkëpunimit rajonal’, thuhet në raportimin e ‘Tanjug’.
Më tej Daçiç tha se për të tilla deklarata do të flitet edhe në takimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
(B.B/ Faxweb.al)