Presidenca ka ulur sot flamurin kombëtar në gjysëmshtizë në nder të presidentit të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale presidenti Ilir Meta shkruan se në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë.
Mesazhi i Metes
Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë.
(M.Q/Faxweb.al)